Ambasadori amerikan për Albin Kurtin: Shkurt, ai është intelegjent dhe i pjekur

Date:

Ambasadori amerikan Philip S. Kosnett

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philipp Kosnet, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë për arritjen e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së. Ai e ka vlerësuar lartë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin tashmë ka thënë se ka ndryshuar, është i pjekur dhe intelegjent. “Gjëja më pozitive që pash prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor”. “Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni. Albin Kurti ka ndryshuar. Ai është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Lista Serbe është realitet. Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo”, tha Kosnet. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, thotë se, nëse bazohemi në krijimin e qeverive të mëhershme, LDK e Vetëvendosje kanë akoma kohë për të negociuar. Ai shprehet i bindur se dy partitë, që deri dje ishin në opozitë, do të qeverisin së bashku dhe do të tejkalojnë pengesat për krijimin e Qeverisë. Kosnett ka besim se kryetari i VV-së, Albin Kurti, do të tregohet konstruktiv në raporton me Listën Srpska, por edhe në raport me Presidentin Hashim Thaçi. Ambasadori amerikan sqaron nëse SHBA-së i është bërë ndonjë propozim zyrtar për shkëmbim të territoreve nga Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa sqaron përfundimisht qëndrimin e amerikanëve për këtë temë./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...