Albulena Haxhiu tregon kur duhet të mbahen zgjedhjet e reja

Date:

30.03.2020

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas rënies së Qeverisë Kurti, me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga partneri i saj i koalicionit qeverisës Lidhja Demokratike të Kosovës.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se Kushtetuta e Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.

„Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë“, shkruan Haxhiu në Facebook.

Sipaš saj, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës me koronavirus.

„Partitë PLAN përmbysën vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje“, përfundon Haxhiu./kosovapress

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...