14:01:43 2017-06-25
Pas publikimit të lajmit të vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur në fshaitn Gllumovë të komunës së Sarajit, është kërcënuar me jetë pronari i Agjencisë së lajmeve Zhurnal.
Kërcënimi është bërë përmes telefonit ndërkohë që është inçizuar në formë të audio formatit, ndërkohë që numri i telefonit (+389 71 609 5**) tashmë është i njohur.
Rasti i kërcënimit me jetë ndaj pronarit të Agjencisë së lajmeve Zhurnal do të paraqitet menjëherë në organet e rendit në MPB e cila pritet që më tej të meret me zbardhjen e kërcënimit.
Kohës së fundit nuk kalon java që Agjencia e lajmeve Zhurnal dhe pronarët e saj të marrin kërcënime nga po ky vendbanim, gati se për çdo lajm.
Ndërkohë që si media që ka për qëllim informimin e opinionit e që lajmi i sotëm është publikuar në shumë media, cak i kërcënimeve ka qenë pikërisht Agjencia e lajmeve Zhurnal dhe pronarët e saj.
Drejtori i cili u kërcënua sot ka vendosur që kërcënimin në telefon në formë audio të lëshojë online dhe të njejtin të dërgojë edhe në organet e policisë.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal, Biseda e kërcënimit e cila përmban fjalor vurgal kërcënues me sharrje e ofendime, për shkak të etikës gazetareske nuk mund të përshkruhet por e njejta do i përcillet organeve kompetente.
Zhurnal u bënë apel Ambasadës amerikane po dhe të tjerëve që urgjentisht të kontaktojnë më Ministrinë e punëve të mbrendshme që të merrren masa për të paralandaruar kërcënimet dhe të u lehtësohet gazetarëve të bëjne punën e tyre në mënyrë sa më profesionale.
Ndryshe nuk është rasti i parë se pas ndodhjes së një rasti të tillë, lajm i hidhur si i sotëm këto lajme të mos jenë të publikuara në media ndërsa edhe për këtë lajm të publikuar në Zhurnal.mk mirëpo i njejti ndodhet në gjitha mediat tjera në gjuhën shqipe dhe maqedone. (ZHURNAL.MK)
Ngushëllimet më të sinçerta familjarëve të rastit të vrasjes së katërfishtë, një rast që me të vërtetë të godet në shpirt. Agjencia e lajmeve „Zhurnal.mk“ vetëm se e dha një lajm i cili do të bëhej publik edhe nga gazetat apo portalet tjera dhe kërcënimet do të shkonin në adresë të tyre. Prandaj i ftojmë të gjitha mediet në Maqedoni e më gjerë që të solidarizohen me „Zhurnal.mk“ dhe të mos heshtin sikur ta miratojnë kërcënimin. (Shtegu.com)

