Aksident i rëndë në Zvicër, lëndohet vozitësi maqedonas me bashkudhëtaren 

Date:

20:52:59                  2018-04-20

 

 
 
Mbrëmjen e së enjtes, një vozitëse ka dalur në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me një veturë tjetër.
 
 
 
Një zvicerane 35-vjeçare, mbrëmjen e së enjtes ka qenë duke qarkulluar në rrugën „Bremgartenstrasse“ në Oberwil-Lieli, në drejtim të Bremgartenit. Pas daljes nga një tunel, ajo e godet një veturë tjetër të llojit „VW“ që ka qenë në korsinë e duhur. Me këtë rast, vetura e saj „Hyundai“ është rrokullisur dhe ka qëndruar e përmbysur. Zviceranja 35-vjeçare dhe vozitësi i „VW“-së, një shtetas maqedonas 54-vjeçar dhe bashkudhëtarja e tij kanë pësuar lëndime të dukshme dhe me një autoambulancë është dashur të dërgohen në spital, shkruan „Zofinger Tagblatt“, përcjell Shtegu.com. Në të dy veturat është shkaktuar dëm total.
Autoritetet përkatëse kanë filluar hetimet e hollësishme për shkakun e aksidentit.
 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...