Aksident i rëndë në Gjermani, 17 persona të lënduar

Date:

Aksident i rëndë në Gjermani: Mbrëmjen e së hënës, një vozitës kamioni i goditi disa vetura. Gjithsej janë lënduar 17 persona, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Kaosi dhe pasiguri në Limburg të Gjermanisë: Një kamion i vjedhur nga një kompani logjistike, ka goditur disa vetura të hënën rreth orës 17, në qendër të qytetit, duke shtyrë përnjëherë shtatë prej tyre së bashku.

Sipas policisë lokale, 17 persona janë lënduar, disa prej tyre seriozisht. Edhe vozitësi i kamionit është ndër të lënduarit – ai është arrestuar. Ende mbetet e paqartë nëse vozitësi e drejtoi me dashje automjetin në veturat.

Policia paralajmëroi kujdes në Tëitter. Pas aksidentit filluan thashethemet se mund të bëhej fjalë për ndonjë sulm terrorist. „Ju lutemi mos bëni spekulime. Askush nuk ka nevojë për spekulime të egra“, shkruajnë autoritetet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...