Ahmeti: Për arritjet e BDI-së për këto 18 vite do të shkruaj historia

Date:

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij para të pranishmëve në Kërçovë tha se për atë që BDI e ka bërë për këto 18 vite do të shkruaj historia.

“Në të ardhmen ne do të punojmë që t’i përgatisim gjeneratat e reja për në BE dhe NATO. Insistojmë dhe do ta realizojmë vetingun në të gjitha sferat e jetës shoqërore duke filluar nga gjyqësia por edhe në të gjitha institucionet shtetërore, pasi vetëm kështu do të luftojmë kundër korrupsionit dhe ekstremizmit dhe me funksionimin e shtetit ligjor ne do të jemi më pranë vlerave evropiane. Deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s andaj ne jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat të cilat i ka rruga drejt BE-së”, tha midis tjerash Ahmeti sot në Kërçovë.

Ndryshe Juristja e diplomuar Ardita Dani është kryetarja e re e degës së BDI-së në Kërçovë. Dani e cila ishte kandidatja e vetme e nominuar për kryetare në këtë degë, sot mori mbështetje unanime prej 110 anëtarëve të pranishëm në Kuvendin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim që u mbajt në Qendrën për Kulturë “Koço Racin” në Kërçovë.
Dani pas përzgjedhjes tha se për të kjo zgjedhje sa është nder aq edhe përgjegjësi intelektuale, dhe se është krenare që BDI si parti u kushton rëndësi të veçantë vajzave dhe grave.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"