Tre adoleshentë dalin nga rruga dhe përplasen në një mur të një shtëpie. Për fat të mirë, muri ka qenë me material të dobët dhe të rinjtë mbijetuan. Hansruedi Suter (72), pronar i shtëpisë së aksidentit, nga zhurma e madhe kërceu nga shtrati
Mbrëmjen e së martës, Hansruedi Suter (72) nga Seoni i Zvicrës, ishte ulur para televizorit dhe po shikonte sport. Rreth orës 23:45, ai shkon në shtrat. Pensionisti sapo kishte rënë në gjumë. „E dëgjova një goditje“, thotë ai për „Blick“. Zvicerani i moshuar ngritet menjëherë dhe shkon te dritarja.
Tre të rinj kishin dal nga rruga me një Vë Golf dhe ishin përplasur në shtëpinë e Suter, në rrugën Eglisëilerstrasse. “I pashë të tre që ishin mbështetur për muri. Njëri u lëndua në kokë“. Pasagjerët e automjetit janë të rinj nga rajoni, sipas policisë së kantonit Aargau. Vozitësi është zviceran (18). Një bashkudhëtar është gjithashtu zviceran (18), ndërsa tjetri kosovar (17).
Djemtë e lutën Suter për të thirrur shpejt ambulancën. Pensionisti telefonon në 144, pastaj shkoi te adoleshentët. Ai filloi të flet me vozitësin, informon Shtegu.com. “Ai ishte duke qarë dhe i dëshpëruar, pasi kishte frikë për shokun e tij që e kishte lënduar kokën”.
Të tre djemtë kishin shumë engjuj mbrojtës, thotë Suter. “Muri në të cilin ata hynë është shembur. Për fat të mirë, muri ishte bërë me tulla dhe rrënoja. Po të kishte qenë muri nga betoni, ata do të kishin humbur jetën“.
Një rrezik tjetër mund të ketë qenë hapësira prapa murit, thotë Suter. “Sepse atje janë katër rezervuarë. Po të ishte ndezur rezervuari i automjetit, ka mundur të jetë shumë rrezik”.
Suter thotë se dëmi i shkaktuar arrin shumën prej rreth 40 000 frangash.

