Fjalë të rënda nga një prokurore si Carla Del Ponte: „Bosi i mafias duhet të digjet në ferr“

Date:

19:04:28              2017-11-17

 

 

Bosi i mafias italiane Salvatore Riina, ka vdekur. I ashtuquajturi „Bosi i bosëve“ ka vdekur gjatë të premtes në moshën 87-vjeçare, një ditë pasi festoi datëlindjen e tij, në spitalin e burgut në Parma të Italisë. Me vdekjen e tij mbyllet përfundimisht një kapitull i mafias siciliane, ndërsa gëzimi për vdekjen e tij është i madh, jo vetëm në Itali, por edhe në Tiçino të Italisë.

 

Ndër të tjera, vdekjes së tij i është gëzuar edhe ish prokurorja zvicerane Carla Del Ponte, e cila për „Blick“ ka deklaruar: „Porsa e dëgjova lajmin për vdekjen e tij, më erdhi mirë. Ai ishte një vrasës, një kriminel. Ai duhet të digjet në ferr“, është shprehur juristja e njohur zvicerane, përcjellë portali „Shtegu.com“. „Isha në Palermo për të dëgjuar personalisht ate. Ai ishte i zemëruar në mua, duke më bërtitur. Pra, për kot kisha ardhur nga Zvicra, pasi ai nuk lëshoi asnjë fjalë nga goja“, i përkujton ato momente Carla Del Ponte.

 

Përndryshe, ai ka qenë bir i një bujku, i gjatë vetëm 1,58 metra, i cili ka vrarë me qindra njerëz. Në mesin e tyre edhe prokurorë, gjykatës, gazetarë dhe sipërmarrës. Viktimat e tij më të njohur janë: Gjahtari i mafias italiane Giovanni Falcone (53) dhe Paolo Borsellino (52), të cilët u vranë në një atentat, në vitin 1992. Një vit më vonë, më në fund Don Toto u arrestua dhe u dënua për 26 herë me burgim të përjetshëm. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...