E TMERRSHME: Shqiptari i Blegjikës kërcënoi bashkëshorten se do ta vrasë dhe do t`ia presë gjuhën

Date:

12:53:00                  2017-08-11

 

 

 

 
Një shqiptar gjashtëdhjetëvjeçar, të martën ka dalur para Gjykatës së rrethit në Liezh të Belgjikës, pasi bashkëshortes dhe vajzës së tij iu kishte shkaktuar lëndime trupore.

 

 

 

 

I përshkruar nga Prokuroria si një tiran familjar, shqiptari e kishte kërcënuar se do ta vriste bashkëshorten dhe më pas do t`ia priste gjuhën. Një thirrje anonime e kishte alarmuar policinë belge, duke përshkruar situatën si të rrezikshme për gruan dhe vajzën, në rajonin e Liezhit. Pas intervenimit të policisë, bashkëshortja kishte theksuar se për 17 vite ka qenë e keqtrajtuar, ndërsa bashkëshorti i saj i kishte tejkaluar kufinjtë kur në maj e kishte rrahur brutalisht ate dhe vajzën.

 

 

 

Gruaja më tej i ka përshkruar ofendimet e burrit, rrahjet, bile edhe përpjekjet për vrasje, që më pas t`ia prejë gjuhën.

 

 

 

Nga ana tjetër, e bija e tyre, dhunën ia kishte rrëfyer mësuesit të saj. Përderisa bashkëshorti është arrestuar në mënyrë preventive, gruaja dhe vajza kanë frikë se shqiptari do të hakmerret edhe nga burgu, shkruan „La Dernière Heure“, përcjellë „Shtegu.com“. I akuzuari ka pohuar se nuk i duheshin më shumë se dy minuta për të vrarë gruan dhe vajzën. Ai aspak nuk është frikësuar nga intervenimi policor, të cilëve u kishte kërkuar ballfaqim ballëpërballë pa përdorur armët.

 

 

 

Prokurori ka kërkuar njëzet muaj burg për shqiptarin për shkaqe të agresivitetit të tij gjakftohtë, ndërsa pala mbrojtëse Z. Mathieu Simonis ka kërkuar dënim me kusht. Vendimi gjyqësor pritet të shpallet këtyre ditëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...