Parukierja norvegjeze refuzon ta shërbejë gruan me hixhab, mbi një mijë euro dënim

Date:

19:11:07            2016-09-22

 

 

 

 

 

Pasi e kishte refuzuar ta shërbejë një kliente me hixhab, një parukiere në Norvegji do të duhet të paguajë mbi një mijë euro gjobë. Gjykata e rrethit e Jaeren, të hënën ka sjellë vendimin se Merete H. e ka diskrimnuar klienten e saj në baza religjioze.

 

 
Sipas Agjencisë telegrafike norvegjeze NTB dyzeteshtatëvjeçarja do të ankohet në një instancë më të lartë. Akuza e ka rënduar ate se në tetor të vitit të kaluar, nga salloni i saj e ka dëbuar 24-vjeçaren, me arsyetim se ajo duhet të kërkojë një sallon tjetër.

 

 
„Të tilla sikur ti, unë nuk i shërbej“, i ka thënë parukierja gruas së re, e cila ishte përpjekur ta pyeste për çmimin e ngjyrosjes së flokëve. Me këtë rast, Gjykata ka vërejtur një diskriminim të qartë ndaj gruas së re, pasi ajo është myslimane.

 

 
Nga ana tjetër, parukierja është mbrojtur me arsyetimin se nuk ka asgjë kundër myslimanëve. Ajo nuk e llogaritë hixhabin si simbol religjioz, por si simbol politik të një ideologjie, i cili asaj i shkakton frikë: „Për mua, ky është një simbol totalitar. Kur e shoh ndonjë hixhab, nuk mendoj në religjion, por në një ideologji dhe regjim totalitar“, ka pohuar Merete H. për gazetën „Verdens Gang“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Pas këtij rasti, parukierja ka refuzuar t`i paguajë policisë gjobë në vlerë prej 8.000 korona (rreth 860 euro). Prandaj rasti ishte dërguar në Gjykatën e rrethit, e cila e ka dënuar edhe me dy mijë korona shtesë, si dhe shpenzimet gjyqësore, në një vlerë prej 5.000 korona. Diskriminimi religjioz në Norvegji mund të dënohet deri në pesë vite burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...