09:09:28 2016-03-25
Gjatë një aksidenti fatal që ka ndodhur në Francë, natën e kaluar kanë humbur jetën 12 persona. Një minibus i cili ishte nisur nga Zvicra, është përplasur ballëpërballë me një kamion.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth mesnatës në rrethinën Allier, në qendër të Francës. Sipas informatave të autoriteteve franceze, minibusi ka qenë me pasagjerë portugezë, të cilët kanë qenë duke u kthyer rrugës për në vendlindje, njofton „Shtegu.com“.
Vozitësi i minibusit dhe ai i kamionit kanë kaluar me lëndime. Ende mbetet e paqartë arsyeja e kësaj fakeqësie, në të cilën kanë marrë pjesë 60 persona të ekipit të shpëtimit, gjashtë ambulanca dhe rreth 20 policë.

