Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Date:

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët e partisë Socialdemokrate, nëpërmjet një video të publikuar në revistën sindikale në gjuhën shqipe „Horizonte“  u bën thirrje qytetarëve që të votojnë kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”, duke paralajmëruar se ajo  rrezikon të rikthejë statusin e sezonierit, i cili në të kaluarën kanë shkaktuar ndarje të familjeve. 

„Si fëmijë apo familjarë të sezonierëve, ne kemi përjetuar drejtpërdrejt në familjet tona se çfarë do të thoshte statusi i dikurshëm i sezonierit – i cili ishte në fuqi deri në hyrjen në fuqi të lëvizjes së lirë të personave në vitin 2002. Pasi bashkimi familjarë nuk lejohej, prindërit ishin të detyruar t’i linin fëmijët e tyre pas. Shumë prej tyre u rritën me njërin prind, gjyshërit apo të afërmit. Të ndarë për muaj të tërë nga prindërit“, shprehet Bullakaj

Arbër bullakaj rikujton kur „prindërit nuk kishin zgjedhje tjetër. Ishte shpesh e tmerrshme për ta dhe për fëmijë. Shumë prej tyre mbajnë edhe sot plagë nga ajo kohë. Dhe nëse fëmijët jetonin në Zvicër, mbaheshin të fshehur në banesa – ndonjëherë edhe në dollapë. Sepse në fakt atyre nuk u lejohej të ishin aty. Nëse kapeshin, Policia për të huaj i dëbonte pamëshirshëm nga Zvicra“.

SVP/UDC dëshiron të rikthejë këtë të kaluar çnjerëzore

„Sot kanoset rikthimi në pikërisht atë kohë pa të drejta“, është i bindur ai dhe vazhdon duke kritikuar partinë e cila e ka nisur iniciativën: „Nën maskën e iniciativës „Jo Zvicër me 10 milionë banorë“, SVP/UDC dëshiron të shfuqizojë të drejtat e fituara me mund të punëtorëve – dhe në mënyrë skandaloze synon rikthimin e statusit të sezonierit me punëtorë dje migrant pa të drejta“. Apeli i tij është i shkurtër: „Thoni Jo kësaj iniciative të rrezikshme më 14 qershor“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...