Ndjej të arsyeshme te jap nji përshkrim rreth nji teksti në nji portal, reagimin im si prof Enver Miftari për punën e Arsimtarëve te Edukimit fizik Sportit nëse ka hapësirë si një profesor Sportit dhe si Trainer 50 vjet eksperiencë. Flas si një profesor i Edukatës Fizike më 40 vite si një trainer Basketbolli me 51 vite eksperiencë.
Së pari duhet të uroj që për së pari herë doli dr. Bujar Osmani njeri të flet për Deformitet që kanë fëmijët tanë nëpër shkolla.Gjë që se ka bërë deri më tani askush asnjë politikan po ka cekën nji fjali për këtë problem Alarm shëndetësorë që ka prekur fëmijët që nga cikli parashkollor fillore e deri ati të mesëm.
Janë disa faktorë që kanë ndikue që kjo situatë të jetë më tepër se alarmante kur bëhet fjalë për deformimetet e fëmijëve në shkollat fillore.Do ti ceki me fakte :
1.Sipas statistikave të viteve të 1980 në kohën kur fëmija apo nxënësi ka qenën duke luajtur me orë të tëra jashtë shtëpisë në oborret e lagjeve kur kishte vetëm nji TV fëmijët angazhoheshin izikisht vet nëpërmjet lojave që luanin.Në vitet e 80 fëmija hynte në klasë të parë me 10% DEFORMITET dhe kur mbaronte klasën e tetë dilte me deformimet 80%. E tani paramendoni pa aktivitete fizike pa loja tradicionale nëpër lagje ku fëmijët jetojnë të angazhuar me orë të tëra nëpër klasat nga 6 deri 7 orë në ditë më vend të lojës ata edhe pas mbarimit të shkollës I angazhojnë në kurse informatik anglisht matematikë dhe më së paku në Sport .Për këtë arsye dhe …
Pothuaj se 100 vite nuk kanë ndryshuar kushtet nëpër shkolla mendoj në bankat dhe karriget shkollore janë të njëjta pa kurrfarë modifikimi prej klasës së parë e deri te shkolla e mesme janë të njëjta ABSURD nxënës i klasës së parë ulët në të njëjtën karrige dhe bankë si ai nxënësi i klasës së nëntë …Dinamika e jetës ka hecen para zhvillimi ekonomikë por në klasa kanë mbetur karriget dhe bankat para 100 viteve.
2.Zhvillimi i dhe integrimi pranimin e në jetën e nxënësve pajisjeve elektronike siq janë celularët kompjuterët tabletat tv video lojrat.
3.Në vitet 1994 ministrija e Arsimit bëri gabimin më të madh me vendimin e bashkimin e klasave te larta në nji ndrimë në shkollat fillore .
4.(Arsyetim pa bazë ishte që klasat e pesta deri të kasat e teta të jenë në ndrime vetëm para dite e klasat e ciklit të ulët vetëm pas dite se deri në ora 14.00 lëshojmë nxemjen që të shpenzohet rryma nafta apo lëndët djegëse.Vendim i paparë)
Kjo bëri rrëmujë që në orët e edukimit fizik të futen në palestra që janë zakonisht të vogla nga 2 ose tre paralele gjë që si plotësojnë kushtet normale per nji paralele.Pa investim në rekuizitet sportive me vite të tëra si ato gjimnastike dyshek topa e elemente ndihmëse që kërkon të ketë për një ore të edukimit fizik.
5.Ndalimi i arsimtarëve që punonin në shkollat të mos kenë te drejtë të punojnë pas orëve me nxënësit e vet dhe të bëjnë pagesa për angazhimin e tyre.
Kjo ishte në nji mënyrë ndalimi dhe njëkohësisht largimi Indirekt arsimtarëve nga Sporti.Ata u detyruan që në vendë të jenë nëpër palestrat e shkollave Ministrija I ndaloi Arsimtarët e Sportit dhe ju hapi dyert të hyjnë në palestra ë punojnë me nxënës matrapazëve njerëzve jo profesional pa nivel shkollimi jo adekuat për punën që kërkohet me nxënës.
6.Faji është që ky sistem ky mekanizëm shtetëror i cili pa arsye detyroi Arsimtarët të punojnë punë shtesë nga llojet më të ndryshme më të ulëta nënqmuese vetëm për tu siguruar të ardhura finansiare shtesë për familjet e tyre.Sod ky sistem I ka bërë Arsimtarët të punojnë nga shitës moler kamerier tregti etj.dhe tu ua uzurpojnë profesionet e zanatet të ndryshme ..atyre që kanë profesion.
Apel të kthejmë Arsimtarët posaqërisht të Sportit në palestra ku e kanë vendin që të japin angazhimin diturin e tyre në nxënësit e tyre dhe të ndikojmë në zvogëlimin e Deformiteteve tek nxënësit që kanë më tepër nevojë se kurë.Në trup të Shëndoshë Shpyrt të shëndoshë.
Reagim i Enver Miftarit për punën e Arsimtarëve te Edukimit fizik
Date:

