Islam Gashi nga Begraca kandidat për Asamblenë Komunale në Kaçanik

Date:

Islam (Gursel) Gashi nga fshati Begracë, Magjistër i Ekonomisë

 

Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, në Departamentin e Ekonomiksit. Në vitin 2015 ka diplomuar në nivelin Master në të njëjtin universitet, në Departamentin e Bankës, Financës dhe Kontabilitetit.

Është anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK).

 

Ka rreth 10 vjet përvojë pune në sektorin privat, kryesisht në fushën e financave, ku për disa vite ka ushtruar pozitën e kontabilistit në kompaninë OXA GROUP. Më pas ka qenë menaxher i degës së kompanisë Hymeri në Ferizaj.

Në vitin 2024 ka themeluar biznesin e tij, i cili ofron shërbime profesionale në fushën e kontabilitetit.

 

Me përgatitjen akademike dhe përvojën profesionale, synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik lokal, në menaxhimin e drejtë të buxhetit komunal dhe në ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe transparente për qytetarët.

 

Në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, më gjeni me numrin 4.

 

Islam Gashi – Nr. 4, Kandidat për Asamblenë Komunale
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...