Presidentja e Kosovës dekoron post mortum belgen Anne-Marie Lizin

Date:

Ish-presidentja e Senatit dhe kryetarja e komunës së Huy, Anne-Marie Lizin, është dekoruar pas vdekjes të mërkurën nga presidentja e Republikës së Kosovës, njoftoi fondacioni i saj në rrjetet sociale

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i dhuroi zyrtarisht Michel Lizin medaljen e Urdhrit të Pavarësisë, e dhënë pas vdekjes bashkëshortes së tij Anne-Marie Lizin, shkruan portali „7 sur 7“, transmeton Shtegu.com.

 

Zonja e parë e republikës ballkanike theksoi “përkushtimin dhe kontributin e rëndësishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” të ish-kryetares së komunës Huy, e cila vdiq në vitin 2015.

 

Anne-Marie Lizin, e cila dha mësim në Sciences Po në Paris, botoi dhe shkroi një vepër në vitin 2007 me titull „Kosova, pavarësia e pashmangshme“.

 

Ceremonia e homazhit u zhvillua të mërkurën pasdite në ambasadën e Kosovës në Woluwe-Saint-Pierre.

 

Ish-kryebashkiakja e Huy vdiq në vitin 2015.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...