Shqiptari i arratisur nga burgu zviceran sërish prapa grilave

Date:

Shqiptari 25-vjeçar, i arratisur nga burgu i Horgenit më 5 shtator, është kthyer pas sërish prapa grilave. Ai nuk u largua shumë pas arratisjes së tij. Policia Kantonale e Cyrihut e kapi atë të mërkurën në rrethin Horgen

Oficerja e komunikimit në Departamentin e Korrigjimeve nuk deshi të zbulonte se si hetuesit e gjurmuan të arratisurin, transmeton portali Shtegu. Se ku ka qenë ai që nga arratisja e tij është objekt i hetimeve që po vazhdojnë, tha ajo e pyetur nga agjencia e lajmeve SDA.

Burri kishte zbritur nga fasada duke përdorur rripa dhe lidhëse këpucësh dhe iku mbi murin e oborrit. Ndërkohë, janë zbatuar masa strukturore për të parandaluar arratisjet e mëtejshme në këtë mënyrë, sipas një deklarate nga Drejtoria e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Kantonit të Cyrihut të mërkurën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...