Koronavirusi: Nuk është e 80-vjeçarit e as e bujkut, kjo dorë i përket një mjeku

Date:

„Kur shikoj duart e mia, shoh babain tim“, thotë mjeku Salvatore Quarta, i cili është në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit

Jo, kjo dorë nuk i përket një pensionisti 80-vjeçar. Kjo dorë i përket 48-vjeçarit Salvatore Quarta. Ai është një mjek italian dhe ka qenë në vijat e para të luftës kundër koronavirusit për më shumë se një vit.

Fotoja tronditëse është realizuar pas ndërrimit të rëndë të panumërt. Duart janë të rrudhura, të thata, të shënuara nga stresi. Quarta duhet të vendosë tre shtresa doreza çdo herë, informon Shtegu.com.

Duart e tij vazhdonin të digjeshin gjatë intervenimeve të tij si anestezist, në një spital në Siena. Përzierja e djersës dhe xhelit dezinfektues atij i shkaktonin telashe.

„Kur shikoj duart e mia, shoh babain tim“, thotë Salvatore Quarta për gazetën italiane „Republica“, transmeton Shtegu.com. „Përnjëherë, duart e mia duken 30 deri në 40 vjet më të vjetra dhe ndiej një farë humbje të ndjeshmërisë“.

„Republica“ kishte botuar dorën e Quartës në faqen e tyre në Facebook. Personalisht mjeku vendosi ta dërgojë foton në redaksinë e gazetës. Ajo ka për qëllim t’ju kujtojë se njerëz të caktuar, ditë për ditë, bëjnë sakrifica të mëdha për të gjithë ne.

Quarta ka punuar në një ndërrim 12 orësh, për çdo ditë, për më shumë se një vit – si edhe shumë punonjës në spitalet në të gjithë botën. Ai thotë: „Unë punoj 2-3 muaj në zonën e të rrezikuarve me Covid dhe një muaj në sallën e operacionit për të `pushuar` vetveten time“.

Tingëllon si një paradoks, por është realitet. «Nuk është numri i orëve që të vret, por cilësia», thotë italiani dhe shpjegon: «Orët Covid që kaloni me kostume mbrojtëse për të trajtuar njerëz që bëhen gjithnjë e më të rinj, janë të këqija. Ju dëgjoni histori që ju copëtojnë dhe për qeniet njerëzore janë të vështira për t`u kuptuar».

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...