Mund të gaboheshit se skenat e gëzueshme në fushë, ishin pjesë e një kremtimi të trofeve. Kishte shumë përqafime dhe lot
Por ekipi kilian Colo-Colo, klubi më i madh dhe më i suksesshëm i vendt, nuk kishte fituar asgjë fare. Në fakt, ata sapo kishin arritur ta siguronin ekzistencën në Ligën e parë të vendit pas një play-offi nervoz.
Të mërkurën, ekipi u gjend në një pozicion të paparë dhe ishte një lojë larg nga rënia në nivelin e dytë të Kilit – ‚Primera B‘ – për herë të parë në historinë e tij 96-vjeçare.
Megjithëse paralelet nuk janë aspak të sakta, do të ishte diçka e ngjashme sikur Manchester Unitedi të binte nga Premier League apo Real Madridi nga La Liga.
Në playoff-in për ekzistencë në ligë kundër Universidad de Concepcion, Colo-Colo fitoi 1:0 falë adoleshentit Pablo Solari, i huazuar nga skuadra argjentinase Talleres de Cordoba dhe e ruajti vendin në Ligën e parë kiliane.
Para lojës, qindra përkrahës ishin tubuar para terrenit dhe janë përpjekur t`i motivojnë lojtarët e zemrës me metoda dëshpëruese, informon Shtegu.com. Por, disa „tifozë“ e kanë goditur objektivin përtej objektivit. Në njërën nga parullat e tyre shkruante: „Ose fitoni ose do t’ju vrasim“.
As klubi dhe as ekipi nuk e komentuan kërcënimin, ndërsa kapiteni Esteban Paredes tha në një video: „Do ta japim jetën tonë në fushë, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Së bashku do të dalim“.

