Në Zvicër vritet 32-vjeçarja serbe, arrestohet autori i dyshuar 76-vjeçar serb

Date:

Mobilizim i i madh i forcave policore në Winterthur të Zvicrës. Në një lagje të këtij qyteti kanë arritur shërbime të urgjencës për shkak të një vrasjeje. Mediat zvicerane njoftojnë se është vrarë një grua 32-vjeçare serbe

Të martën në kohën e drekës, disa patrulla policore kanë arritur në një lagje në ëinterthur, në rrugën“Farmerstrasse“. Policia, ambulanca dhe mjeku kujdestar. Deri më tani nuk janë dhënë informacione më të hollësishme.

Pasdite, Policia e Kantonit të Cyrihut konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje, transmeton Shtegu.com. Një serbe 32-vjeçare është gjet në një banesë me plagë nga arma e zjarrit. Si i dyshuar është arrestuar një shtetas serb 76-vjeçar.

Viktima pas vetes ka lënë një fëmijë gati dy vjeç. Ky është vendosur në „një institucion të përshtatshëm“, shkruan policia në një komunikatë. Një banore lokale që e njihte gruan serbe është tronditur. “Nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur. Ajo ishte një mami bukuroshe“, thotë gruaja për „Blicck“. Ajo e kishte njohur viktimën vetëm sipërfaqësisht dhe asgjë nuk ka vërejtur se mund të ndodhënjë tragjedi e tillë.

Rrethanat dhe motivi i saktë i veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve të vazhdueshme të cilat po kryhen nga prokurori publik i Kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale të Cyrihut.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...