Pas të shtënave fatale të së hënës në Wiesbaden të Gjermanisë, tashmë janë bërë të njohura hollësi të tjera të krimit
Skena e krimit në qendër të Wiesbadenit është e mbrojtur nga automjetet e policisë dhe mjekësia ligjore, pasi mbrëmjen e së hënës një burrë dhe një grua u plagosën për vdekje nga të shtënat me armë.
Siç tha të enjten një zëdhënës i prokurorit publik, një 56-vjeçar ka shtënë gjithsej gjashtë plumba në drejtim të viktimave.
Dy plumbat e parë goditën në kokë gruan e tij 49-vjeçare, njëri nga plumbat ishte fatal, informon Shtegu.com. Burri qëlloi dy nerë motrën 48-vjeçare të gruas. Me dy plumbat e fundit, 56-vjeçari vrau vetveten.
Autopsia gjithashtu tregoi se 56-vjeçari kishte goditur me thikë disa herë gruan e tij. Se si ndodhi akti i përgjakshëm në periferi të qendrës së qytetit, ende nuk është sqaruar përfundimisht.
48-vjeçarja ende nuk mund të merret në pyetje sepse u qëllua në pjesën e fytyrës. Si motiv i mundshëm, hetuesit dyshojnë për problemet familjare. Vetëm katër javë më parë, burri dhe gruaja ishin ndarë.
Origjina e pistoletës fillimisht ishte e paqartë. Sipas prokurorëve, ajo është një model i përhapur në Kosovë dhe nga atje mund të jetë sjellë në mënyrë të paligjshme. Viktimat dhe autorët janë shtetas bullgarë.

