Para dyzet e pesë vitesh, pesëdhjetëvjeçarja angleze Tess Christians (50) kishte vendosur që të mos qeshë më asnjëherë në jetë. Ajo nuk është njeriu më me pa humor në botë, por ka vendsour që ta konservojë rininë e saj. Taktika e saj, nuk ka qeshje – nuk ka rrudha. „Unë nuk kam rrudha pasi e kam ushtruar fytyrën që ta ketë nën kontroll muskulaturën e saj“, ka deklaruar ajo për „Daily Mail“, transmeton Shtegu.com. Kjo i është paguar asaj, pasi në fytyrën e saj nuk mund të shihet edhe asnjë rrudhë e vetme. Dermatologu anglez Nick Lowe, e ka arsyetuar Christian: „është një teknikë kundër plakjes. Po që se arrin ta minimizosh mimikën, me siguri se nuk do të paraqiten rrudhat“. Nga ana tjetër, Christian nuk është një grua që nuk e do jetën, por ajo është e mendimit se nuk duhet t`i zgërdhihet çdokuj në rrugë, për t`ia treguar dhëmbët.
Kjo grua nuk buzëqesh për plot 45 vite, nga frika e rrudhave në fytyrë
Date:

