Imami shqiptar nga Berna, Mustafa Memeti ka mbrojtur publikisht miratimin e ndalimit të mbulesës. Ai mendon se veshja e burkave vulos ato që i veshin dhe parandalon emancipimin e tyre
Nisma „Po për ndalimin e mbulesës“ po shkakton debate. Tani një imam nga Berna shprehet në favor të pranimit të nismës. Në një intervistë për „Bund“, Mustafa Memeti thotë se burka është një fenomen i lashtë që nuk ka vend në shoqërinë moderne dhe inovative, transmeton Shtegu.com.
„Për shumicën e myslimanëve, as burka dhe as iniciativa që dëshiron ta ndalojë atë nuk kanë përparësi“, tha teologu mysliman, i cili tashmë 39 vite jeton në Zvicër. «Këtu në Perëndim, unë nuk shoh ndonjë perspektivë për gratë nëse veshin një burka. Parandalon emancipimin”, thotë Memeti. „Nisma për to është diçka si një pako shpëtimi“. Në Shtëpinë e Religjioneve në Bernë, ai punon si imam dhe vepron si president i Forumit për Organizatat Islamike Shqiptare në Zvicër (KFAOS).
Memeti nuk mendon se ndalimi i mbulesës mund të barazohet me kodin e veshjes të SHI. „Ka gra në të tre fetë monoteiste që vullnetarisht dhe për arsye ideologjike mbulojnë tërë trupin e tyre“. Për shembull, murgeshat gjithashtu veshin rroba speciale. Dallimi me burkën është që velloja e vulos plotësisht atë që e mban.
Të mbulosh fytyrën dhe duart, nuk është një nga detyrimet islame. „Unë nuk mund të mbroj diçka për të cilën nuk ka argumente“. Dhe: “Kjo ka të bëjë me pyetjen thelbësore se si myslimanët në Zvicër e shohin të ardhmen e tyre. Me apo pa burka „. Memeti e sheh pa burka.
Në Kur’an nuk ka udhëzime specifike se si të vishemi. Përmendet vetëm mirësjellja. “Njeriu duhet të vishet siç duhet dhe të shmangë joshjen e ndërsjellë. Kjo vlen për burrat dhe gratë”, tha Imami. Rrobat janë vetëm instrumente për këtë. “Por ne nuk mund të përdorim veshje që janë mijëra vjeçare për të mbrojtur moralin dhe karakterin. Duhet të përqendrohemi te koka dhe zemra, jo te rrobat”.

