Kushdo që sot veturën e nget në autostradë pa një etiketë rrugore, mund të gjobitet me 200 franga
Afati tashmë ka skaduar: Pa një etiketë rrugore të vitit 2021, vozitësit nëpër autostradat zvicerane mund të presin një gjobë. Atyre që u mungon etiketa rrugore, mund të gjobiten me 200 franga.
Më 1 shkurt, periudha e tolerancë së autoriteteve përkatëse zvicerane përfundon: 200 franga gjobë – kjo pritet nga sot te përdoruesit e autostradave që drejtojnë pa një etiketë rrugore të vitit 2021.
Por, etiketa është e vlefshme zyrtarisht vetëm nëse është e ngjitur në xhamin e përparmë. Nga viti 2022, kjo mund të jetë e kaluar, informon Shtegu.com. Këshilli Kombëtar zviceran e ka vendosur që në të ardhmen ta aplikojë të ashtuquajturën „e-vignette“. Deri atëherë, vozitësit mund ta blejnë etiketën me ngjyra nëpër pikat e karburanteve ose zyrat postare, për 40 franga.
Edhe ngjitja e saktë është gjithashtu thelbësore: duhet të jetë e dukshme qartë në xhamin e përparmë, por nuk duhet të ngjitet në shiritin e ngjyrosur. Në rastin e motoçikletave ose rimorkiove, duhet të ngjitet në një përbërës që nuk mund të zëvendësohet lehtë.
Etiketa e vjetër nuk duhet domosdoshmërisht të zëvendësohet, të paktën nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë, siç shkruan „Zürcher Unterländer“. Megjithatë, TCS rekomandon zëvendësimin e etiketave të vjetra. Policia mund t`i gjobitë vozitësit nëse shikimi i shoferit pengohet nga etiketat e vjetra.
Rrugët kantonale përjashtohen nga kërkesa për etiketë. Por ka edhe rrugë nacionale që i nënshtrohen taksave: një total prej 380 kilometrash në 17 kantone në vitin 2020. Rrugët e prekura mund të shikohen në faqen e internetit të Administratës Federale të Doganave.

