Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ia ndërpret pensionin të sëmurit invalidor në Gjilan

Date:

Ky është Isak Muji nga Gjilani, të cilit iu është ndalë pensioni i dedikuar për personat me aftësi të kufizuara para 7 muajsh nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Isaku, ka stenda, dhe është me sëmundjen e sheqerit, ku i duhen tableta në vlerë prej 100 euro në muaj. Ndërkohë që, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ia pamundësoi të vazhdojë ta marrë pensionin invalidor.

Isak Muji, pensionin në fjalë e kishte marrë që nga viti 2017, dhe para 7 muash, që nga fillimi i pandemisë, iu është mohuar kjo e drejtë nga ana e komisionit përzgjedhës nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pa asnjë arsye të vetme.

Kërkojmë urgjentisht, nga Ministri në detyrë, Skender Reçica, që sa më parë dhe urgjentisht, të ndërmarrë hapat e duhur, lidhur me vazhdimin e procedurës për dhënien e pensionit invalidor për z. Isak Muji, pasi që, personi në fjalë, nuk mund t’i blejë as tabletat esenciale të cilat i duhen për mirëmbajtjen e shëndetit të tij.

Ju rikujtojmë që Isaku, jeton me bashkëshorten dhe djalin e tij, i cili është i papunë. Djali i tij, ka të mbaruar Shkollën e Mesme të Mjekësisë, dhe është i licencuar nga Oda e Infermierëve, si Teknik Laborant Mjekësorë. Pavarësisht kësaj, ai është i papunë. (Gjilani Lajm)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...