Një vozitëse 20-vjeçare me veturën e saj është futur në korsinë e kundërt në Wädenswil ZH dhe është përplasur me një automjet tjetër. Vozitësja 45-vjeçare dhe katër fëmijë në veturën tjetër u plagosën rëndë
Në një aksident trafiku që ndodhi mesditen e së premtes (29 Janar 2021) në Wädenswil, janë lënduar disa persona, disa rëndë.
Pak pas orës dymbëdhjetë, një vozitëse po e drejtonte veturën në rrugën „Schönenbergstrasse“, drejt liqenit. Në një kthesë të gjatë majtas, 20-vjeçarja u fut në korsinë e kundërt për arsye që janë ende të paqarta dhe u përplas me një veturë që po vinte nga ana e kundërt. Me këtë rast, ajo është lënduar rëndë. Vozitësja 45-vjeçare e automjetit që po afrohej dhe katër fëmijët shoqërues midis moshës 11 dhe 14-vjeçare, gjithashtu janë lënduar, disa rëndë. Ata u transportuan në spitale të ndryshme me ambulanca dhe një helikopter shpëtimi.
Shkaku i saktë i aksidentit po hetohet nga Policia e Kantonit Cyrih në bashkëpunim me zyrën e prokurorit publik. Rruga „Schönenbergstrasse“ është dashur të mbyllet për më shumë se tre orë, për shkak të aksidentit.

