Në St. Gallen të Zvicrës për momentin është duke u zhvilluar një operacion policor në Lagerstrasse. Një grua ka vdekur në një autobus zviceran. Shkaku dyshohet të jetë një problem shëndetësor
Siç është raportuar nga „FM1Today“, pasditen e së markurës gruaja në autobus u ankua për gjendje të keqe, pak para St. Gallenit, informon Shtegu.com. Pas pak ajo ndërroi jetë. Dionys Widmer, zëdhënës i Policisë së qytetit St. Gallen, thotë për „20 Minuten“: „Është një autobus zviceran që erdhi nga Serbia“. Raporti u mor nga policia në orën 10.30 të mëngjesit.
Ambulanca u thirr menjëherë, por vetëm ka mundur të përcaktohet vdekja e gruas në moshë mesatare. Kjo është arsyeja pse policia gjithashtu ka intervenuar. «Po dyshojmë në një problem shëndetësor. Nuk ka asgjë për të sugjeruar ndonjë ndikim të palës tjetër», thotë Widmer.
Aktualisht autobusi është i parkuar në rrugën „Lagerstrasse“. Pranë tij është vendosur një tendë e bardhë. Një autobus zëvendësues ishte organizuar për udhëtarët e tjerë. Policia fillimisht nuk ishte në dijeni të destinacionit të grupit.

