Shkronja cirilike Ќ dhe të tjerat mund të rregullohen te Bujar Dardhishta

Date:

Kohë më parë, te portali Shtegu.com u publikua një lajm në lidhje me peripecitë e regjistrimit të shqiptarëve nga ana e institucioneve maqedonase, me ç`rast ata kanë manipuluar me të madhe duke i deformuar siç kanë dashur e duke i ndryshuar në shkronjë cirilike të përziera me alfabetin latin.

Pas publikimit të këtij lajmi, menjëherë ka reaguar Komuna Çair e cila në mënyrë shumë korrekte dhe me mirësjellje të jashtzakonshme, na ka orientuar deri te zgjidhja përfundimtare e problemit, e ai quhet Bujar Dardhishta, drejtor në në Drejtorinë për libra amë.

„Te ne bëhet regjistrimi i të posralindurve, kurse ndryshimi i emrit bëhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në sektorin përkatës. Rasti i Qani T. më preki shumë dhe unë menjëherë e kontaktova dhe i premtova se çështjen do ta trajtoj shumë seriozisht, në mënyrë që Erina e vogël më në fund të regjistrohet në librin amë“.

Bujar Dardhishta është drejtori i parë shqiptar në Drejtorinë për libra amë cili është duke udhëhequr këtë insitucion. Aty janë të punësuar mbi 200 të maqedonas, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në nivel republikan është 23.5 për qind.

Bujar Darshishta vjen nga Shkupi, nga një familje intelektualësh dhe aktivistësh të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me profesion ai është avokat, ndërsa në Drejtorinë për libra amë po përpiqet të zbutë diskriminimin që kanë bërë drejtorët maqedonas më parë, përball shqiptarëve të cilët konform Marrëveshjes së Ohrit duhet të jenë 25 për qind.

Sherri i shkronjës cirilike Ќ që Erinën e vogël e la pa dokument zyrtar në MV

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...