Sindikata zvicerane Unia zbuloi se punëtorët është dashur të vishen e zhvishen dhe të hanin në një dhomë ku ka qenë i vendosur materiali ndërtimor
Hoteli në ndërtim e sipër është një i tillë me pesë yje. Mirëpo, kushtet e ofruara për punëtorët që kanë punuar atje kanë qenë gjithçka, vetëm jo me pesë yje. Të martën, në një godinë në Pâquis, Sindikata Unia zbuloi se bojaxhinjtë dhe çatipunuesit kishin kushte të mjerueshme. Ata kanë qenë të detyruar të hanin dhe të ndërronin veshmbathjen në dhomën ku ka qenë i vendosur materiali ndërtimor, pa xhel hidro-alkoolik në dispozicion, pa pastrim ose dezinfektim të ambienteve. Përpos se masat mbrojtëse ndaj Covid duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze, rregulloret kantonale të kantierit i detyrojnë kompanitë të sigurojnë dy baraka për punëtorët, njëra që shërben si dhomë e zhveshjes, tjetra si menzë, të dyja duhet të jenë të ngrohta dhe të pastrërta, informon Shtegu.com.
„Për fat të keq, kjo është mjaft e zakonshme, veçanërisht në punët përfundimtare“, shpreh keqardhje José Sebastiao, sekretar i Sindikatës Unia. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të jemi më aktivë në këtë fushë“. Në këtë rast, sindikata i bëri thirrje kontraktorit të përgjithshëm që t`i përputhë rrethanat, gjë që ai nuk e bëri. Të mërkurën, ai bëri thirrje për inspektimin e përbashkët të kompanive, kreu frankofon zviceran i së cilës e vizitoi sigurinë në punë. „Ai na siguroi se gjithçka do të ndërmerrej prej sot“.
José Sebastiao vëren se kontraktori i përgjithshëm që drejton kantierin (dhe emri i të cilit ai preferon të ngelet anonim) është përgjegjës për kushtet e punës, por që asgjë nuk do ta kishte penguar klientin, në këtë rast hotelin, për vendosjen në dispozicion të një apartamenti për punëtorët. Sindikata Unia ka në plan ta rrisë fushatën e saj „kantiere të denja të ndërtimit në Kantonin e Gjenevës“.

