Sot fillon gjysmëvjetori i dytë i arsimit në Maqedoninë e Veriut

Date:

Në Maqedoninë e Veriut sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nis gjysmëvjetori i dytë pas pushimit dimëror

 

 

Ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe e Arsimit, Milla Carovska dje pas një takimi me përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme thanë se mësimi në gjysmëvjetorin e dytë vazhdon me të njëjtat masa dhe rekomandime si dhe më parë, përcjell INA.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në takim u theksua se në gjysmën e dytë të vitit, mësimi në shkollat ​​fillore dhe të mesme do të vijoj të jetë online. Por, përjashtim nga kjo bëjnë nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën që mësimet do ti ndjekin me prani fizike në klasë, në përputhje me kapacitetin e shkollave për të zbatuar planin dhe protokollet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me miratimin e prindërve.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën epidemiologjike dhe nëse në muajt e ardhshëm tregon stabilizim, ne do të marrim vendime të tjera, por kjo do të ndodhë pasi të jemi të sigurt se do të vazhdoj tendenca e zvogëlimit të të sapoinfektuarve me Kovid-19”, theksoi ministri Filipçe.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe një pjesë e madhe e maturantëve kanë paralajmëruar bojkotimin e mësimit, për shkak se kërkesat e tyre për të mbajtur 2 në vend të 4 prej provimeve të maturës ende nuk është pranuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ju njofton që pas konsultimeve me përfaqësuesit e nxënësve në të gjithë vendin, bashkërisht me maturantët kemi vendosur të bojkotojmë mësimin nga e enjtja, 21 janar 2021 deri kur kërkesat tona do të pranohen nga autoritet arsimore”, theksuan nga ky union. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...