Një shtetase kosovare është lënduar pas një aksidenti në Saalbach (Pinzgau) të Austrisë, të shtunën në mbrëmje. Vajza e re doli nga rruga me makinën e saj. Ajo është dashur të dërgohet në spital me lëndime.
Makina u përplas nga rruga Glemmtaler Landesstrasse në një hendek dhe goditi një pemë, para se ajo të ngecte në vend. Vozitësja 22-vjeçare ka mundur të lirohet personalisht nga dera e pasagjerit, informon Shtegu.com. Vozitësit që kanë ardhur pas, i ofruan ndihmën e parë.
Nga godtija, kosovarja ka pësuar lëndime të një shkalle të papërcaktuar. Pas trajtimit fillestar në vendngjarje nga Kryqi i Kuq austriak, për trajtim të mëtejshëm ajo u dërgua në klinikën Tauern në Zell am See nga helikopteri i shpëtimit.
Një test alkooli i kryer më pas doli negativ. Në automjetin e përfshirë në aksident janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

