Mëngjesin e së shtunës, dy fëmijë të pajetë u gjetën në një banesë në Gerlafingen. Sipas hetimeve fillestare, ata ishin viktima të një krimi të dhunshëm. Autorja e dyshuar ka mundur të arrestohet pak kohë më pas, ndërsa bëhet fjalë për nënën e tyre. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime të gjera, informon Shtegu.com.
Të shtunën, më 16 Janar 2021, pak pas orës 09.20 të mëngjesit, Policia e Kantonit Solothurn mori një informatë se dy fëmijë kishin vdekur në një pronë në Gerlafingen. Në Gerlafingen shkuan menjëherë disa patrulla policore dhe një ambulancë. Në banesën e prekur, policia gjeti dy fëmijë të vdekur të moshës shkollore. Bazuar në situatën e hasur dhe hetimet fillestare, mund të supozohet për një krim të dhunshëm.

