Katër persona u qëlluan me armë në një shtëpi në fshatin Rasno në Peshter, në komunën e Sjenicës në Serbi
Sipas informatave të para dhe jozyrtare, tre të vdekur nga gjithsej katër të qëlluarve u gjetën nga një i afërm i tyre E. S.
Njëri nga anëtarët e familjes dha shenja jete dhe u transportua menjëherë në spital, tre të tjerët vdiqën në vend, informon Shtegu.com. Hetimet janë në rrjedhë e sipër dhe të gjitha shërbimet e urgjencës janë në terren.
Sipas informacionit të parë, thuhet se i dyshuari ka ardhur nga Gjermania nga puna e përkohshme dhe ka qëlluar ish-gruan, vjehrrin dhe vjehrrën. Jozyrtarisht, i katërti i plagosur në shtëpi është kunati i tij, vëllai i ish-gruas së tij, gjendja e të cilit është kritike dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij.
Shkas për një tragjedi kaq të rëndë familjare mund të jenë marrëdhëniet e këqija familjare. Tre personat e vrarë janë të moshës 44, 60 dhe 64-vjeçare.
Policia po kërkon intensivisht E. T. (44), i cili dyshohet se ka kryer këto vrasje brutale.

