Për shkak të rregullit me 5 persona, familjet pesanëtarëshe nuk mund të takojnë më askënd

Date:

Nga e hëna, nëpër hapësira publike dhe private lejohen të takohen vetëm 5 persona. Këtu numërohen edhe fëmijët. Për shumë familje kjo nënkupton një ndalim de facto të kontaktit. Sidomos për familjet me disa fëmijë. Për ta nuk është e mundur as të luajnë pasdite me një familje tjetër.

„Për një moment thjesht nuk dini çfarë të bëni me fëmijët“, shpjegon Deborah Hitz për TeleM1. 30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë katër fëmijë dhe jetojnë në Herbetsëil. Fëmijët edhe më tej mund të luajnë së bashku jashtë në kopsht. Të tjerët nuk janë aq me fat.

Bujku 33-vjeçar Jeremias Hitz, rregullin me 5 persona e konsideron joproduktive, informon Shtegu.com. Aspekti shoqëror i pamundësisë për t’u takuar sipas mendimit të tij, është më i keq se virusi.

Javën e ardhshme vajza Julie do të mbushë tre vite. Për shkak të rregullit të ri, nuk do të ketë festë ditëlindjeje me të ftuarit. „Më duhet shumë kohë kur fëmijët janë kaq të vegjël, për t`u treguar se nuk ka festë“, thotë Deborah Hitz. Sigurisht, familja feston, por të tjerët nuk lejohen të marrin pjesë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...