Video e policisë zvicerane vërshon rrjetet sociale (VIDEO)

Date:

Një video e policisë zvicerane është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale, në të cilën Policia e Zugut në Zvicër shihet duke vallëzuar në mënyrë të shkëlqyeshme në disa skena të ushtruara.

Kënga «Jerusalema» ka shkaktuar një famë të vërtetë në muajt e fundit. Grupe nga të gjitha kontinentet postojnë video vallëzimi të tyre për „Sfidën e Jeruzalemit“. Tani Policia e Zugut gjithashtu vallëzoi dhe rezultatin e postoi në një video 4-minutëshe në Facebook.

“Ndonjëherë nuk duhet shumë për ta përballuar jetën me një buzëqeshje. Ndoshta ne do të arrijmë t`ju japim një buzëqeshje në fytyrën tuaj, edhe në këtë kohë jo të lehtë për të gjithë ne”kanë thënë nga Policia e Zugut, duke justifikuar pjesëmarrjen e tyre në sfidë, informon Shtegu.com.

Në fillim të shtatorit 2020, Qendra Paraplegjike Zvicerane (SPZ) Nottwil publikoi një vallëzim për të shënuar 30 vjetorin e saj si një shenjë që njerëzit me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë dhe si falënderime për mbështetjen për paraplegjikët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...