Ekipi i Napolit ka vujatur shumë deri te fitorja që e kualifikoi në çerekfinale. Kundër Empolit (Seria B), napolitanëve iu desh të prisnin deri në minutën e 77-të për të fituar 3:2 (2:1).
Por ishte futbollisti shqiptar nga Zvicra, Nedim Bajrami (21), ai që ra në sy në këtë ndeshje, informon Shtegu.com. Ish lojtari i Grasshoppersit, te Empoli që nga viti 2019, ka shënuar dy herë për ngjyrat e tij, duke e kthyer skuadrën e tij përsëri në lojë.
Dy golat e tij janë pothuajse kopje të përsosura, duke e përdorur këmbën e djathtë sikurse Thierry Henry, i cili mistifikoi portierin e Napolit, Alex Meret (minuti 33-të dhe 68-të).

