Një fëmijë nga Winterthur i ka mbyllur në banesë babain dhe nënën e tij. Babait iu desh të hidhej nga ballkoni dhe me ndihmën e një fqinji ka mundur të kthehet në banesë
Dy persona po përpiqeshin të hynë në një banesë. Pas kësaj u dëgjua një britmë e madhe. Policia e qytetit Winterthur e mori këtë mesazh të enjten e kaluar pas orës 17.20. Kur mbërriti policia, shpejt u bë e qartë se nuk ishte një plaçkitje.
Sipas një komunikate të së hënës, një prind familjar dhe bashkëshortja e tij u mbyllën në dy dhoma të ndryshme nga një fëmijë dyvjeçar, informon Shtegu.com. Kur babai vuri re që nuk mund të dilte, ai u hodh nga ballkoni. Për t’u kthyer në banesën e tij, ai kërkoi ndihmë nga fqinji i tij.
Më pas, fqinji e parkoi makinën e tij poshtë kuzhinës. Kështu që babai ka mundur të hipë në makinë dhe përmes dritares së thyer të kuzhinës të hyjë në banesën e tij. Babai, gruaja e tij dhe fëmija kaluan pa ndonjë lëndim. Dëmtime të vogla ka pasur vetëm në dritaren e kuzhinës dhe makinën e fqinjit.

