Si e mundën Gjermaninë 80 milionëshe të Hitlerit, njëmbëdhjetë lojtarë të vegjël zviceranë (VIDEO)

Date:

Një vit para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Italia fitoi përsëri titullin e kampionatit botëror në futboll në vitin 1938. Atëbotë, Zvicra shkaktoi një befasi të madhe.

Kriza e madhe në Europë pati një ndikim në turneun e futbollit, një vit para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Kombe të ndryshme nuk mundnin apo nuk donin të merrnin pjesë.

Pasi trupat gjermane marshuan në Austri, Gjermania dërgoi një ekip të përforcuar „Gjermania e Madhe“ në fillim të turneut.

Në raundin e parë eliminator, ekipi i favorizuar humbi nga Zvicra. Pas një barazimi 1-1 (nuk ekzistonin penaltitë) në ndeshjen e parë, zviceranët e fituan ndeshjen e dytë me rezultat 4-2. Dy herë shënoi Trello Abegglen, informon Shtegu.com.

Megjithatë, në çerekfinale zviceranët, të stërvitur nga Karl Rappan, humbën 2-0 kundër kombinimit të fortë të Hungarisë.

Në opinion plasën gallatat se si njëmbëdhjetë lojtarë të vegjël zviceranë e mundën një komb prej 80 milionë banorëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...