Vrasësi i dy motrave në Tiranë nuk është shqiptar nga Maqedonia, por rom i Tiranës (FOTO)

Date:

Përparim Ademi , vrasësi i dy motrave me 31 dhjetor 2020 në Tiranë, nuk është shqiptar nga Maqedonia, por banor i Tiranës

Deri dje media në Tiranë ka vijuar me raportime bombastike me ekskluzivitete dhe storje për Përparimin, pjesëtar i komunitetit rom i lindur dhe rritur në lagjen e kryeqytetit, Brrakë.

“Perparimi ka jetuar ne Brrake dhe e kam patur 8 vjet ne klase nga fillorja deri ne klase te 8 me mesuese Qefsere Karapicin.
I therrisnim ne ate kohe Pap Gabeli, se nga doli ky shqiptar i Maqedonise se Veriut nje zot e di, perderisa ka nderru dhe mbiemrin Ademi.
Apo futja pune shqiptaresh..”, shkruan ne facebook nje person qe e njihte vrasesin.

Që në minutat e para të eliminimit të dyfishtë në zonën e Astirit në Tiranë mediat nisën me raportet për Përparimin, duke e piketuar si shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Një gazetar nga Tirana ka thënë për INA se informacioni i tillë ka rrjedhur nga policia dhe që nuk dihen arsyet se përse ka pasur një raportim të tillë, transmeton Shtegu.com. Jozyrtarisht dyshohey se Përparimi ka pasaportë të Maqedonisë, që autoritetet e Shkupit i ndanin qytetarëve të Shqipërisë, që deklaroheshin me origjinë maqedonase. Priten hetime dhe hollësi për këë ngjarje. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...