Kur në muajin mars filloi kriza e koronavirusit, Farije Ajeti ishte në vijën e frontit. Në ndërkohë, në Spitalin Triemli në Cyrih shumë kanë ndryshuar për infermieren shqiptare
Zona e kuqe nuk duket më aq kërcënuese sa në fillim të pandemisë. Vetëm disa mure ndarëse me njoftime paralajmëruese, e ndajnë repartin e izolimit të koronavirusit nga pjesa tjetër e spitalit. Nëntë muaj më parë këtu qëndronte një mur masiv për mbrojtje nga zjarri, i cili shprehej qartë: Paralajmërim, këtu fillon zona e kufizuar e kontaminuar vdekjeprurëse.
Atëbotë, në fillim të muajit mars, pandemia sapo kishte goditur vendin. Në ato ditë të hershme, pothuajse të gjithë ata që rezultuan pozitivë u shtruan në spital, edhe nëse shfaqnin vetëm simptoma të vogla. Farije Ajeti, 24, ishte pjesë e ekipit të kujdesit në Spitalin Triemli në Cyrih që ndihmoi në ngritjen e repartit të ri të izolimit dhe zhvilloi konceptin e gjerë të mbrojtjes.
Jo vetëm që nga ajo kohë dera e zjarrit është zhdukur, po tek infermierët edhe kapelat e flokëve dhe maskat FFP2. Ato përdoren vetëm kur ka kontakt shumë të ngushtë me pacientët me Covid. Në jetën e përditshme, stafi mban maska normale kirurgjikale si shumica e njerëzve në rrugë. „Kjo mjafton“, thotë Farija. Masat mbrojtëse janë akoma të ngurta. Zona e kuqe mund të arrihet vetëm me syze mbrojtëse, doreza dhe një fustan mbrojtës, shkruan „Tagesanzeiger“.
Ajo që gjithashtu ka mbetur e njëjtë: Infermierja e re shfaqet shumë e motivuar dhe me krenari tregon se si ajo dhe ekipi i saj e përvetësuan krizën. Në kohën e vizitës së gazetës në fjalë në fillim të dhjetorit, përshkrimet e tyre janë shumë më pak dramatike sesa mund të pritej nga raportet e mediave: Sipas njohurive të disponueshme në atë kohë (dhe sipas njohurive aktuale), asnjë punonjës i vetëm nuk ishte infektuar. Ata që rezultuan pozitivë, virusit iu qasën privatisht. Në përgjithësi, mungesa e stafit është edhe më e ulët se në vitet e tjera – masat paraprake padyshim që mbrojnë edhe nga sëmundjet e tjera.
“Sigurisht që situata më lodh. Por më shumë në sferën private, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë“.
„Pacientët e parë në muajin mars ishin të rinj dhe vështirë se kishin nevojë për kujdes“, thotë Farija rreth zhvillimeve në spital. Në muajin prill, një numër në rritje i të moshuarve arritën nga azilet e pensionit. „Kishim shumë raste të rënda dhe disa pacientë vdiqën“. Megjithatë, kjo valë kaloi shpejt. „Në muajin maj, e mbyllëm repartin e izolimit të koronavirusit, ishte një ditë e lumtur për të gjithë ne!“.
Ata pak pacientë me koronavirus që ende ekzistonin, ishin izoluar më pas në dhoma individuale. Të gjithë ishin të vetëdijshëm se gjërat mund të fillonin përsëri në vjeshtë dhe për këtë ata gjithashtu ishin përgatitur, thotë Farija. Si një masë paraprake, stacioni i izolimit të koronavirusit u ngrit përsëri në 20 qershor. „U habitëm se sa shpejt erdhi vala e dytë“.
Deri nga mesi i dhjetorit, Spitali Triemli kishte rezerva të mjaftueshme dhe madje pranoi pacientë nga kantone të tjerë. Në ndërkohë, situata arriti kulmin: spitali njoftoi se në repartin e izolimit kufiri i kapacitetit është arritur, por veçanërisht në njësinë e kujdesit intensiv. Si në shumicën e institucioneve, këtu nuk janë pengesë shtretërit, por personeli, të cilët nuk mund të rritet sipas dëshirës.
Në bisedë, Farija nuk dëshiron të flasë për mbingarkesë. „Nuk kam pse të punoj më shumë jashtë orarit se zakonisht“, thotë ajo. Sigurisht, ajo qëndron më gjatë në spital nëse situata e kërkon atë, për shembull nëse njëri nga pacientët e saj nuk ndjehet mirë.
Fakti që papritmas puna e saj tani vlerësohet nga opinioni në mënyrë që infermierët të konsiderohen edhe heroina, ajo sigurisht që është e lumtur, por nuk është thelbësore për të. “Unë qëndroj për pacientët e mi, por nuk më pëlqen të jem në plan të parë. Ne e bëjmë punën tonë ashtu si kemi bërë më parë“.
Ajo preferon të flasë për gjërat e mira në profesionin e saj sesa për stresin. Ndodh shpesh që asaj i duhet të transferojë pacientët e saj të paqëndrueshëm në njësinë e kujdesit intensiv, për një monitorim më të mirë dhe ndoshta për intubim. „Nëse ata ndjehen më pas më mirë dhe transferohen përsëri në repart, unë jam shumë e lumtur“.
Në kohën e vizitës së gazëtarëve, në 8 dhoma në pavijonin e izolimit të Farijes ka 12 pacientë me koronavirus. Në të gjithë spitalin ka 60 të sëmurë nga Covid, 13 prej tyre në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë çdo orë, informon Shtegu.com.
Por jo vetëm numri i pacientëve që ndryshon vazhdimisht, por edhe mënyra e trajtimit të tyre. Mbi të gjitha, në vazhdimësi njoftohemi për këtë, thotë Farija. Për shembull, deri në nëntor të vdekurit nga koronavirusi mbështilleshin në nujë thes të mbyllura, të ashtuquajturat Bodybags, të cilat irrituan shumë të afërm.
Meqenëse BAG këtë nuk e vlerësoi më të detyrueshme, ato janë lënë jashtë, me ç’rast masat më të rrepta të higjienës zbatohen edhe në rast vdekjeje.
Kujdesi për të afërmit kërkon shumë kohë. „Është një detyrë shumë e vështirë“, thotë Farija. Meqenëse të sëmurët nga Covid nuk lejohen të pranojnë vizitorë dhe disa nuk janë në gjendje të bëjnë vetë thirrje telefonike, për këtë kujdesen infermierët dhe mjekët. Çdo ditë ata telefonojnë të afërmit, raportojnë për gjendjen, nivelet e oksigjenit, nivelin e etheve etj.
Vetëm pacientët që vdesin mund të vizitohen në dhomën e spitalit. Kjo është një sfidë e madhe për kujdestarët, në fund të fundit, të njëjtat udhëzime për mbrojtjen dhe higjienën zbatohen për mysafirët si për personelin. „Ne i ndihmojmë ata të veshin dhe të heqin materialet mbrojtëse, t’i informojmë rreth rregullave të higjienës dhe të sigurohemi që të respektohen të gjitha rregullat“, thotë Farija, „duhet të jesh shumë preciz“.
A i bëhet asaj ndonjëherë gjithçka tepër? „Sigurisht që situata më lodhë“ thotë ajo, „por më shumë në sferën private, si të gjithë njerëzit e tjerë“. Asaj ende i pëlqen të shkojë në punë, është emocionuese çdo ditë.
A ka ajo një pamje të ndryshme të pandemisë sepse përballet me pasojat çdo ditë? «Unë thjesht e di që korona është me të vërtetë diçka shumë serioze. Dhe që të gjithë kanë të drejtë të vazhdojnë të jetojnë, edhe kur janë 80-vjeçarë“.


