Padyshim se njëra ndër personalitetet më të larta të diasporës shqiptare në Zvicër, është politikanja 38-vjeçare e PS me prejardhje kosovare, Ylfete Fanaj. Në Zvicër jeton që nga viti 1991 dhe që nga viti 2011 është anëtare e Parlamentit Kantonal të Lucernit. Nga viti 2015 deri në 2019, ajo kryesoi grupin parlamentar të PS-së në Këshillin Kantonal. Në qershor ajo u zgjodh “gruaja më e lartë e Lucernit” për mandatin 2020/2021.
Me këtë rast, Redaksia e portalit „Shtegu.com“, njëzëri ka shpallur Ylfeten si personaliteti i vitit 2020, duke i uruar suksese të mëtutjeshme dhe përfaqësim sa më të denjë të vlerave tona kombëtare.

