Zyra Federale zvicerane e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar üër 6 924 infeksione të reja me koronavirus nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testeve të kryera është 31 659, informon Shtegu.com. Kjo rezulton me një normë pozitiviteti prej 21.9 për qind. Në lidhje me koronavirusin, BAG-u gjithashtu raporton për 94 vdekje të reja. Në spital janë shtruar edhe 280 persona shtesë.
BAG-u zviceran raporton 6 924 raste të reja të koronavirusit – 94 të vdekur
Date:

