Qytetarët e Strugës i dhanë lamtumirën e fundit, 21 vjeçarit Nexhip Vrenezit që më 2 nëntor u vra në sulmin terrorist në qendër të Vjenës.
Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke theksuar se lamtumira e fundit djalit të tyre iu dha sot në mesditë, shkruan „Strugalajm“, përcjell Shtegu.com.
Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm qytetarë nga Struga dhe vendbanime tjera, por edhe mërgimtarë të ardhur nga Austria dhe vendet e tjera europiane.
Më 3 nëntor, jetën e humbën dy austriakë, një gjerman dhe shqiptari 21-vjeçar gjatë një sulmi me armë zjarri të klasifikuar si terrorist, me ç`rast, protagonist kryesor ishte shqiptari nga rrethina e Tetovës me shtetësi austriake, Kujtim Fejzullai.

