Detaje të reja mbi bastisjet në shkallë të gjerë kundër Vëllazërisë Myslimane në Austri. Zyrtarët gjetën shumë para dhe i konfiskuan ato
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, autoritetet austriake kanë kontrolluar strukturat e Vëllazërisë Myslimane në Austri. Siç raportohet nga mediat austriake, janë kontrolluar 60 apartamente, shtëpi, dyqane dhe lokale të klubit dhe 30 të dyshuar u arrestuan.
Ka pasur dyshime për organizatë terroriste, financim të terrorizmit, lidhjet subversive, organizatë kriminale dhe pastrim të parave, ka deklaruar prokurori publik i Grazit. Megjithatë, veprimi kryesor nuk duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin terrorist në Vjenë.
Sipas ORF Teletext, tani është bërë e ditur se autoritetet austriake kanë mundur të konfiskojnë 25 milionë euro, informon Shtegu.com. Sipas hetuesve, bastisjet u zhvilluan në shtatë kompani të pasurive të patundshme, gjashtë shoqata kulturore islamike dhe tre fondacione.
Sipas raportit, fondacionet përfshijnë gjithashtu një fondacion privat të drejtuar nga një ish president i Komunitetit të Besimit Islam (IGGÖ). Me këtë rast, është hetuar edhe një ish-referenti kulturor IGGÖ, një investitor me aksione në „70 Start-Ups“ në Austri dhe një shkencëtari politik me fokus në Islam.
„Po ndërmarrim veprime kundër këtyre organizatave kriminale, ekstremiste dhe çnjerëzore me ashpërsinë më të madhe dhe të gjitha mundësitë e shtetit ligjor,“ tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer (ÖVP) menjëherë pas mobilizimit.
Menjëherë pas kësaj, në internet kanë filluar debatet me përmabjtje urrejtje kundër ministrit të brendshëm. Islamistët e kanë kërcënuar haptas edhe familjen e Karl Nehammer! Për shkak të situatës aktuale të rrezikshme, gruaja dhe të dy fëmijët e ministrit tani kanë marr mbrojtje personale nga njësia elitare Cobra, gjatë gjithë kohës.

