Djaloshi shqiptar dënohet me dy vite e gjysmë burg për sulm ndaj policisë gjermane (VIDEO)

Date:

Ai i kishte sulmuar oficerët e policisë, ka thyer dritaren e një furgoni të policisë dhe ka hedhur një kanaçe të mbushur me pije drejt oficerëve

Kur në mbrëmjen e 20 qershorit protestuesit marshuan nëpër Shtutgart, duke plagosur 32 oficerë policie, duke plaçkitur 41 dyqane dhe duke shkatërruar 32 makina, Fisnik S. (18) nga Gaildorf (Baden-ëürttemberg) gjithashtu iu bashkua dhunuesve, informon Shtegu.com.
Për këtë, praktikanti në mekanikën industriale tani do të shkojë prapa grilave. Të hënën, Gjykata e rrethit në Shtutgart e dënoi atë me dy vjet e gjashtë muaj burg për një prishje veçanërisht serioze të paqes dhe përpjekje për shkaktim të lëndimeve fizike të rrezikshme. Prokurori kishte kërkuar vetëm dy vjet burg me kusht.

Një video nga policia e Shtutgartit tregon se si Fisnik S. hedh një kanaçe të mbushur kundër një furgoni të policisë. Pamjet e tjera nga filmi janë edhe më tmerruese:

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...