“Thaçi gjashtë herë i ka ra allti fotografisë së Titos”

Date:

Ish-presidenti i Republikës, Hashim Thaçi sa ishte nxënës e kishte goditur me 6 plumba fotografinë e liderit të Jogusllavisë, Josip Broz Tito. Kështu rrëfeu, Vesel Kelmendi, nga fshati Vojnik e Skënderajt.

“Hashim Thaçi si nxanës i Turiqevcit gjashtë herë fotografisë Titës i ka ra allti”, deklaroi ai për Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Kelmendi i cili është edhe invalid i luftës theksoi se Specialja është e njëanshme.

“Gjykata është e padrejtë e njëanshme me Serbinë. Kjo gjykatë i gjykon vetëm komandantët dhe ushtarët e UÇK-së për ta njollosur luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Ata që kanë bërë krime dhe spastrim etnik janë në Serbi”.

“Njëri është president dhe tjetri kryetar i Kuvendit. Ata e kanë iniciativën e Millosheviqit, asgjë nuk ka ndryshuar. Kjo gjykatë i gjykon vetëm shqiptarët”.

“Kriminelët shëtisin lirshëm në Serbi. 400 masakra janë në Kosovë, Një mijë e 240 fëmijë janë të vrarë, nga një muaj deri në 13 vjeç. Pleq dhe  civilë. Ne besojmë në pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”. /Indeksonline/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...