Një autobus nga Shqipëria ka dal nga rruga afër zonës së pushimit, në autostradën kroate A1 dhe disa persona u lënduan lehtë
Tre ose katër pasagjerë nga autobusi kërkuan ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve fillestare, askush nuk është lënduar rëndë, informojnë mediat kroate.
Paraditen e së mërkurës rreth orës 11.00, afër zonës së pushimit Jasenice në autostradën A1, policia e Zadarit mori një raport se një autobus me autotarga shqiptare kishte dal nga rruga, shkruan Zadarski.hr, transmeton Shtegu.com.
Aksidenti ndodhi në veri të zonës së pushimit Jesenice në drejtim të Zagrebit.
Një hetim policor është zhvilluar dhe është konstatuar se në këtë segment rrugor, ngasja ka qenë e kufizuar në 40 km në orë.
Tre ose katër pasagjerë nga autobusi kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa një ambulancë ishte në vendngjarje.

