Qëndrimi po përparon gjithnjë e më shumë dhe gjendet shëndosh e mirë

Date:

Në fund të muajit mars të vitit të kaluar, në kopshtin zoologjik në Bazel të Zvicrës lindi një gjirafë simpatike, të cilën përgjegjësit e pagëzuan me emrin Qëndrim. Një veprim që shkaktoi jehonë të madhe jo vetëm në komunitetin shqiptar në Zvicër, por edhe më gjerë

Në këtë kopsht,. për çdo vit të gjitha kafshëve të reja u jepen emra që fillojnë me të njëjtën shkronjë, shpjegon zëdhënësja Tanja Dietrich. «Viti 2019 ishte radha e shkronjës Q, e cila është një shkronjë mjaft e vështirë për t`u shqiptuar”, thotë ajo.

Megjithatë, përkujdesësit e kafshëve vendosin se si do të pagëzohen kafshët. Sipas Dietrich, kriteri i vetëm është shkronja e parë.

Në pyetjen e „Shtegu.com“ se si është gjendja e Qëndrimit, zëdhënësja Dietrich është përgjigjur: „Qëndrimi është ende pjesë e kopshtit tonë dhe ai është shëndoshë e mirë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...