Zvicra nuk u lejon truprojeve të saj mjekra më të gjata se pesë centimetra

Date:

Nga frika e koronavirusit, rojet e sigurisë në Pallatin Federal zviceran duhet t`i shkurtojnë mjekkrat e tyre në 5 centimetra. Kjo është kërkuar nga një rregullore e re e shërbimit të Fedpolit duke filluar nga 1 nëntori

Kjo po bëhet një temë pëshpëritëse në Pallatin Federal: mjekrat e stafit të sigurisë! Për disa, ato padyshim shumë të gjata. Tani Nicoletta della Valle (59), drejtore e Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), dëshiron t`i shkurtojë mjekrat e rojeve të sigurisë – edhe atë me centimetra të sakta. Ata që nuk pranojnë do të transferohen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Origjina e këtij veprimi nuk është plotësisht i qartë. Po flitet se disa parlamentarë zviceranë janë shqetësuar nga gjatësia e mjekrave të policëve individuale. Fakt është se edhe delegacioni administrativ i këshillave federalë – këtu përfshihen dy presidentët dhe katër nënkryetarët e Këshillit Kombëtar dhe Këshillit Shtetëror – e ka shqyrtuar këtë temë.
Mark Stucki nga shërbimi parlamentar zyrtarisht konfirmon: „Në takimin e tij të fundit në gusht, delegacioni administrativ pyeti drejtorin e Fedpolit nëse mjekrat e të gjata mund të jenë problematike në rast urgjence“, shpjegon ai.

Thuhet se çështja lindi si pasojë në lidhje me masat mbrojtëse të koronavirusit në Pallatin Federal, nëse mjekra është më pak efikase në mbajtjen e një maske mbrojtëse. Por mbajtja e mjekrës nuk është aspak e ndaluar në Fedpol.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...