Pas një përplasjeje me një kamioni në autostradën gjermane B31, tre udhëtarë të një veture kanë humbur jetën, shkruajnë meediat gjermane. Dy persona të tjerë anë lënduar rëndë në aksidentin e ndodhur mëngjesin e së premtes pranë Meersburg (Bodenseekreis), tha policia gjermane, transmeton Shtegu.com. Vetura e vozitëses 35-vjeçare rrëshqiti në B31, hyri në anën e kundërt të korsisë dhe u përplas ballëpërballë me një kamion që po afrohej.
Sipas policisë, një djalë dymbëdhjetëvjeçar dhe një 35-vjeçar që ishin në ulësen e pasme të veturës vdiqën nga plagët e tyre në vendin e aksidentit. Pasagjeri 18-vjeçar vdiq pak më vonë në spital. Vozitësja dhe një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare në ulësen e pasme pësuan lëndime të rënda. Shoferi i kamionit u plagos lehtë. B31 ishte mbyllur plotësisht në të dy drejtimet.
Sipas burimeve nga Kosova, viktimat po ktheheshin pas pushimit nga Kosova në Zvicër, ndërsa aksidenti ka ndodhur 50 kilometra para kufirit zviceran.

