Në Malet e Korabit në Shqipërinë Lindore, jeta është e thjeshtë dhe tradicionale. Familjet fermere kanë ruajtur dele për breza të tërë. Ata e shesin qumështin për të siguruar jetesën. Malet janë pjesë e Brezit të Gjelbër Europian, një sipërfaqe toke 12,000 kilometra përgjatë ish Perdes së Hekurt. Për shkak të kufijve që nuk janë prekur për dekada, Brezi i Gjelbër është shtëpia e kafshëve të shumta të egra të rrezikuara.
Por bukuria e rajonit nuk mjafton për të mbajtur të rinjtë këtu. Ata preferojnë të shkojnë në Europën Perëndimore ose kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë për të ndërtuar një jetë të re atje, shkruan „Dë“. Rezultati: gjithnjë e më shumë livadhe malore, mbi të cilat barinjtë kullosnin delet dhe bagëtinë e tyre, po kthehen në shkurre. Pasojat: rritet rreziku i zjarreve në pyje.
Por jo të gjithë duan të ikin nga vendi. Pesë vjet më parë, kopshtari Zija Keshi filloi të kultivonte manaferrat aronia. Ato konsiderohen si superushqime. Për manaferrat e tij, kohët e fundit Zijau mori një vulë organike gjermane, informon Shtegu.com.
Olsion Lama, menaxher i projektit i OJQ-së më të madhe mjedisore në Shqipëri PPNEA, beson se suksesi i Zijaut është provë se njerëzit e vendeve rurale gjithashtu mund të arrijnë një jetë më të mirë me ide të reja.
Qëllimi i PPNEA është të luftojë emigracionin e mëtejshëm. Por kjo nuk inkurajon vetëm vendasit të rrisin të korra të reja, si manaferrat aronia. PPNEA punon me qeverinë për mbështetje më të mirë për bujqësinë. Ajo gjithashtu përpiqet të promovojë turizmin.
Qëllimi i projektit është gjithashtu një bashkëpunim ndërkufitar midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të ruhet biodiversiteti në rajonet malore Sharr dhe Korab-Koritnik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Videon në fjalë mund ta ndiqni këtu:

